Ish-pronari i Interit, Massimo Moratti, ka thënë se sa herë që Nerazzurrët luajnë kundër Barcelonës është si një finale, ndërsa ka parashikuar një spektakël të madh të martën mbrëma.
Blaugranët udhëtojnë në Giuseppe Meazza si fitues të grupit, ndërsa zikaltrit duhet të fitojnë në mënyrë që ta sigurojnë kualifikimin e mëtutjeshëm.
“Inter-Barcelona është gjithmonë e veçantë, për historinë, për prestigjin dhe për cilësinë e madhe të të dyja skuadrave. Gjithmonë ka ndjesinë e një finaleje”.
“Askush nuk dëshiron të dështojë, ka pritshmëri të mëdha nga të dyja palët, ndërsa jam i sigurt se do të jetë një spektakël i madh në San Siro”.
“Interi duhet të hyjë në fushë me një qëllim; të fitojë. Të mos mendojë shumë për rezultatin në ndeshjen e Borussia Dortmundit. Duhet të fitojë dhe të mos e humbë kohën duke i kalkuluar opsionet”, ka deklaruar Moratti për gazetën spanjolle, Sport. /Telegrafi/