Telegrafi

Moratti: Icardi ka të drejtë të kërkojë rritje të pagës, klubi ka strategji për ta mbajtur atë  

Ish-pronari dhe presidenti i Interit, Massimo Moratti thotë se Mauro Icardi ka të drejtë për t’i kërkuar klubit një rritje page.

Agjentja dhe gruaja e Icardit, Wanda Nara thuhet se kërkon nëntë milion euro në sezon për sulmuesin për të nënshkruar një kontratë të re me Interin.

Ky qëndrim i Wandas është larg atij të drejtuesve të Interit, të cilët janë të gatshëm të ofrojnë deri në shtatë milionë euro në sezon për kapitenin e tyre.

Lexo po ashtu Gruaja e Icardit i konfirmon zërat për mos rinovimin e kontratës: Jemi shumë larg me Interin, katër klube e duan

Kjo situatë ka bërë që tifozët të ndahen në dysh mes drejtuesve dhe kapitenit të tyre, ndërsa së fundmi është inkuadruar edhe Moratti.

Icardi dhe Moratti gjatë një vizite të ish-presidentit në stërvitjet e Interit

Ish-presidenti dhe pronari i Interit ka thënë se sulmuesi argjentinas ka të drejtë të kërkojë rritje të pagës.

“Çdo vit ka çështje rreth rinovimit të Icardit”, ka thënë fillimisht Moratti për Sport Mediaset.

Lexo po ashtu Presidenti i Interit, Zhang: Tifozët të mos shqetësohen, Icardi është kapiteni ynë

“Unë mendoj se lojtari ka të drejtë të mendojë për një kontratë më të mirë, por mendoj gjithashtu se klubi ka formuluar një strategji për ta mbajtur atë”.

“A do t’i kisha dhënë Icardit 8-9 milionë euro? Nuk e di se si të lidhen figurat e së tashmes me ata të së kaluarës…”, përfundoi presidenti legjendar. /Telegrafi/