Telegrafi

Moratti flet për situatën e Suning dhe shitjen e mundshme të Interit

Ish-pronari i Interit, Massimo Moratti pranon se ai nuk e priste që Suning të ishte në një pozitë ku ata nuk ishin në gjendje të mbështesin klubin.

Moratti shiti gjigandët e Serie A tek Erick Thohir në vitin 2013, ndërsa kompania kineze Suning mori drejtimin në vitin 2016.

Sidoqoftë, me pandeminë që ende kufizon të ardhurat dhe Qeveria Kineze shtrëngon investimet në klubet e futbollit jashtë shtetit, Suning po përpiqet të gjejë investitorë të rinj.

Lexo po ashtu Shitja e Interit: Epoka e Suning ka ‘mbaruar’, projektohet blerja e klubit italian nga BC Partners

“Nuk e prisja që kjo të ndodhte”, ka thënë fillimisht ish-presidenti legjendar i Interit, Moratti për Firenzeviola.it.

“Merrni parasysh, kjo situatë është e vështirë për njerëzit në të gjithë botën dhe po i vë Suning dhe familjen Zhang në pozicionin ku nuk janë në gjendje të mbështesin, për qëllim dhe mjete, kauzën e klubit”.

“Shpresoj se ata mund të gjejnë dikë tjetër që është në përputhje me standardet e tyre”, përfundoi Moratti.

Bisedimet me BC Partners për të shitur disa ose të gjitha aksionet e Suning në Inter u braktisën këtë javë, me raportet që oferta u duk e ulët. /Telegrafi/