Site icon Telegrafi

Moratti: E vlerësoj gjestin e Agnellit që më nominoi për president të FIGC

Massimo Moratti është rikthyer të flasë për ofertën që Andrea Agnelli i bëri atij që ta udhëheq Federtatën e Futbollit Italian (FIGC).

Ai tha se historia e Calciopolit pas shumë vitesh duhet që të harrohet dhe të mos diskutohet më për të, ndërsa vlerësoi gjestin e Agnellit, për ta propozuar për kandidat të FIGC-së.

“Pas kaq shumë vitesh, është mirë që të harrohet historia e Calciopolit dhe të mos flitet më për të”.

“E vlerësoj gjestin e Andrea Agnellit, që më nominoi për të kandiduar për president të FIGC-së, duke marrë edhe rrezikun që do të kritikohej nga tifozëria bardhezi, por nuk mu duk e drejtë që t’i prishja punë dikujt që ka mbledhur shumë vota tashmë, si Gravina”.

Ish presidenti i Interit, komentoi edhe formën  aktuale e skuadrës duke thënë se në fillim ishte shqetësuar pak.

“Fillimi më shqetësoi të them të drejtën, por me kalimin e kohës skuadra rifilloi të luajë me autoritet dhe të marrë disa fitore radhazi”.

“Tani besoj se janë në një moment të mirë dhe do të bëjnë një sezon të mirë”, ka thënë Massimo Moratti. /Telegrafi/

Exit mobile version