Telegrafi

Moratti: E dua Simeonen, por preferoj Mourinhon te Interi

Massimo Moratti ka pranuar se do të dëshironte që Jose Mourinho të kthehej në Inter.

Portugezi udhëhoqi Interin në fitimin e tri titujve brenda vitit 2010 dhe u shkarkua gjatë ditës së djeshme nga Manchester United.

“Shpresa për Vitin e Ri është që të bëjmë paraqitje më të mirë. Duke mos iu kthyer Ligës së Kampionëve, ne jemi në lojë për dy trofe “, tha ai para darkës së Krishtlindjeve të klubit.

Diego Simeone (Foto: Getty Images/Guliver)

“Icardi është vendimtar dhe ne nuk mund ta humbim atë. Përvoja e Marottës mund ta ndihmojë Zhangun. Ai do të ofrojë mbështetje të rëndësishme”.

“A do të më pëlqente Mourinho përsëri në Inter? Po, unë e dua shumë. Sidoqoftë, do t’i japim kohë Spallettit që të dëshmoj vlerën e tij. Simeone? Unë e dua shumë, por Mou është i veçantë”, tha italiani.

Lexo po ashtu Sipas bastoreve sportive, Mourinho më afër Realit dhe Interit

Theksojmë se Morrati ishte president i klubit në kohën e artë të nerazurrëve që u udhëheq prej Mourinhos.

Ndryshe, Interi aktualisht zë pozitën e tretë të Serie A me 32 pikë, përkatësisht ka 14 më pak se lideri, Juventusi. /Telegrafi/