Telegrafi

Moratti e cilëson të padobishëm vendimin e Interit: Icardi një kapiten i madh  

Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti ka vënë në pikëpyetje vendimin e klubit për t’ia hequr shiritin e kapitenit Mauro Icardit.

Vendimi i Interit erdhi pasi agjentja-gruaja e Icardit, Wanda Nara, u shfaq publikisht me një seri deklaratash për të ardhmen e sulmuesit, por Moratti mbrojti argjentinasin, duke e përshkruar atë si ‘një kapiten të madh’.

“A ju mungon Bergomi dhe Zanetti? Kam gjetur gjithashtu një kapiten të madh në Icardin”, ka thënë fillimisht Moratti për Sport Mediaset.

Lexo po ashtu Zyrtare: Interi ja largon Icardit shiritin e kapitenit

“Ai gjithmonë ka luajtur me entuziazëm, sinqeritet dhe profesionalizëm, kështu që nuk kam asgjë për të thënë”.

“Është faji im, është faji i tij, është faji juaj … gjithçka është bërë publike, gjithçka është nxjerrë jashtë dhe kjo nuk është gjë e mirë”.

Moratti ka respekt të madh dhe vlerësim pozitiv për sulmuesin argjentinas, Icardi

“Duket sikur një gjë e padobishme për ta bërë në mes të sezonit. Nuk e di se cilat avantazhe mund të sjellë, pasi nuk mund ta shesin atë dhe të kenë objektiva për të arritur”.

“Është një situatë që e largon lojtarin nga klubi dhe klubin e largon nga lojtari”.

Lexo po ashtu Moratti: Icardi ka të drejtë të kërkojë rritje të pagës, klubi ka strategji për ta mbajtur atë  

“Çfarë do të bëja unë? Nuk i di kushtet kështu që unë nuk i kuptoj arsyet pse është marrë vendimi”.

“Do të ketë arsye dhe strategji të brendshme, por nuk mund të hyj në to”, përfundoi presidenti legjendar i Interit. /Telegrafi/