Drejtori sportiv i Juventusit, Giuseppe Marotta, ka insistuar se klubi nuk ka pranuar asgjë ofertë për yllin Paul Pogba.
23-vjeçari është duke u kërkuar nga top-klubet evropiane, me Real Madridin që raportohet se tashmë ka filluar bisedimet për transferimin e francezit.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet
Marotta ka njoftuar se asnjë klub nuk ka bërë ofertë për Pogban, derisa ka shtuar se francezi mbetet i rëndësishëm për ekipin, transmeton koha.net.
“Për Pogban ne nuk kemi marrë asnjë ofertë dhe ai është lojtar i rëndësishëm për të tashmen dhe të ardhmen e Juventusit”, ka thënë Marotta për Sport Mediaset.