Morata e ka ndihmuar Spanjën që të marrë një barazim kundër Kolumbisë.
Sulmuesi spanjoll është i lidhur me një largim nga klubi sikurse që është edhe shoku i tij i skuadrës James.
Manchester United dhe AC Milan janë skuadrat e interesuara, ndërsa Morata ka thënë se në vitin e ardhshëm ata do të luajnë së bashku.
“Ai është një lojtar i madh. Jam i sigurt që vitin e ardhshëm do të luajmë bashkë”, deklaroi Morata.
Moratra erdhi nga Juve te Reali, por nuk po arrin t’i gjej hapësirat e nevojshme edhe pse ka shënuar shumë. /Telegrafi/