Telegrafi

Morata tregon dallimin mes Zidanes dhe Contes

Sulmuesi spanjoll ka folur rreth dallimeve mes ish-trajnerit të tij Zinedine Zidane dhe trajnerit aktual, Antonio Conte.

Morata ka pasur fatin të punoj me disa nga trajnerët më të mirë në botë, te Real Madridi, Juventusi dhe tani tek Chelsea.

Por, i pyetur për një krahasim rreth trajnerit të Realit, Zinedine Zidane dhe atij të Chelseat, Antonio Conte, Morata pranon se nuk mund t’i ndajë ata.

Lexo po ashtu Morata: Zidanet i jam mirënjohës, ai nuk është fajtor për largimin tim

Sipas sulmuesit spanjoll, edhe trajneri francez edhe ai italian janë fitues të lindur.

Vërtetë vështirë të zgjedhësh se cili është më i mirë!!

“Dallimi midis Contes dhe Zidanes nuk është shumë i madh”, ka thënë fillimisht Morata.

“Conte është shumë i pasionuar, ai është fitues. Ajo që shihni është ajo që ju merrni”.

Lexo po ashtu PSG kontakton Conten për vitin 2018

“Zidane është një fitues dhe ai e bën atë rrugën e tij”, përfundoi sulmuesi spanjoll.

Ndryshe, Morata u transferu gjatë verës te Blutë shkaku i mungesës së minutave të merituar te Reali. /Telegrafi/