Telegrafi

Morata transferi i ditës, këto janë transferimet e 21 korrikut që mund t’iu kenë ikur (Foto)

Edhe sot ka pasur transferime dhe zyrtarizimeve të lojtarëve nga klubet anembanë botës.

Padyshim që blerja e ditës ishte Alvaro Morata, i cili ka kaluar në radhët e Chelseat.

Morata është transferuar nga Real Madridi për një shifër të raportuar prej 70 milionë funteve apo 77.8 milionë euro dhe është bërë blerja më e shtrenjtë në histori të klubit. Kampioni anglez ka bërë edhe një shitje, duke u liruar prej shërbimeve Kurt Zouma, i cili është huazuar te Stoke City.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth transferimeve

Në anën tjetër, Andy Robertson është futbollisti më i ri i gjigantit anglez Liverpoolit. Robertson është transferuar nga Hull City për një shifër të raportuar prej 11 milionë euro.

Edhe ish-mesfushori i Juventusit Mauricio Isla ka ndërruar ambient duke u larguar prej Caglarit për në Fanerbahçe.

Më poshtë i keni të listuara të gjitha transferimet e 21 korrikut që mund t’iu kenë ikur. /Telegrafi/