Telegrafi

Morata te Atletico Madridi, arrihet marrëveshja?

Morata (Foto: Getty/Goal)

Chelsea ka arritur një marrëveshje me Atleticon Madrid për të lejuar transferimin e sulmuesit spanjoll, Alvaro Morata.

Morata nuk po kalon ditët më të mira këtë sezon te Chelsea dhe kohëve të fundit është përfolur për një largim të tij nga Stamford Bridge.

Skuadra të mëdha evropiane janë lidhur me të, por si duket Morata do ta vazhdojë karrierën në kampionatin spanjoll, La Liga.

Lexo po ashtu Alvaro Morata te Atletico Madridi – Pesë arsye pro nënshkrimit dhe pesë kundër tij

Sipas mediumit Goal.com, Chelsea dhe Atletico Madridi kanë arritur tashmë marrëveshje për yllin spanjoll.

Alvaro Morata (Getty Images)

Chelsea do ta lejojë huazimin e Moratas deri në fund të sezonit, me mundësi blerje përfundimtare në verën e këtij viti për 48.5 milionë funte apo 55 milionë euro.

Morata tashmë kishte arritur një marrëveshje me Atletico Madridin lidhur me kushtet e tij personale javën e kaluar.

Lexo po ashtu Morata i gatshëm që ta ulë pagën vetëm që të bashkohet me Atletico Madridin

Është raportuar se ai është i gatshëm të pranojë një kontratë më të ulët sesa 120 mijë euro që aktualisht merr në javë te Chelsea.

Largimi i sulmuesit 26-vjeçar është gjithashtu një hap i madh në ofertën e Chelseat për të marrë në huazim Gonzalo Higuainin, me të cilin tashmë kanë arritur një marrëveshje me Juventusin. /Telegrafi/