Site icon Telegrafi

Morata shumë afër Unitedit

Sulmeusi i Real Madridit, Alvaro Morata, është shumë afër transferimit te Manchester United.

Cadena Ser raporton se marrëveshja mes dy klubeve dhe lojtarit është shumë afër edhe pse një konfirmim zyrtar mund të vonohet për shkak të zgjedhjeve presidenciale te Reali.

Untied po besohet se ia ka ofruar 24 vjeçarit një kontratë afatgjate katër ose pesë vjeçare dhe shihet si zëvëndësim direkt i Zlatan Ibrahimovicit, të cilit nuk i është ofruar kontratë e re për shkak të lëndimit në gju.

Cadena Ser së pari raportoi për një marrëveshje të tillënë prill, duke thënë se ai ishte edhe atëherë prioritet i Mourinhos, pasi portugezi ia ofroi debutimin në Bernabeu lojtarit.

Asnjë shumë nuk përmendet për këtë marrëveshje, por sipas disa spekulimeve tjera besohet se transferimi mund të kompletohet për një shumë prej rreth 60 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version