Telegrafi

Morata shënon në portën e Arsenalit pas duelit me Mustafin

Alvaro Morata fitoi duelim me Mustafin dhe arriti të shënojë në portën e Cech (Foto: Getty Images)

Chelsea ka thelluar epërsinë ndaj Arsenalit në 2-0.

Goli i dytë nga Blutë në derbin e Londrës erdhi nga Alvaro Morata në minutën e 21-të.

Spanjolli shënoi në portën e Petr Cech pasi arriti të fitojë duelin me Shkodran Mustafin.

Golin e parë në takim e shënoi Pedo pas asistimit nga Marcos Alonso.

Në rast se Topçinjtë humbin edhe këtë ndeshje atëherë do të vazhdojnë të jenë pa pikë në dy xhirot e para, pasi në ndeshjen e parë pësuan humbje nga Manchester City. /Telegrafi/