Klubet nga Serie A kanë filluar që të bëjnë lëvizjet e yjeve të mëdha në këtë afat kalimtar.
Raportohet se Napoli është i gatshëm të shesë sulmuesin argjentinas Gonzalo Higuain, dhe si zëvendësues të tij ta sjellë sulmuesin e Real Madridit, Alvaro Morata.
Marca raporton se Napoli ka shprehur interesim për Moratan, pasi Higuan është bërë caku kryesor i Juventusit.
Real Madridi tashmë ka refuzuar një ofertë prej 60 milionë euro për shërbimet e spanjollit, që besohet të ketë qenë nga Chelsea, dhe thuhet se nuk janë të interesuar që ta largojnë. /Telegrafi/