Telegrafi

Morata do qëndrimin te Reali

Alvaro Morata ka shprehur qëndrimin që të qëndrojë te Real Madridi pas përfundimit të periudhës së tij te Juventusi.

AS shkruan se Morata dëshiron të qëndrojë te Reali në momentin që do të blihet nga klubi mbretëror sërish.

23 vjeçari është i kënaqur me faktin se do të jetë sulmues krahas Benzemas dhe jo i pari, e që kjo lëvizje e bën Jamesin të largohet.

Juventusi nga ana tjetër s’ka opsion tjetër pos ta shesë lojtarin, për shkak të klauzolës në kontratën e tij. /Telegrafi/