Alvaro Morata ka folur rreth takimit me Shqipërinë.
Spanja do të takohet ditën e diele me Shqipërinë në kuadër të kualifikimeve të botërorit, Rusia 2018.
Sulmuesi spanjoll mendon se do të jetë një sfidë e vështirë kundër Shqipërisë, transmeton Telegrafi.
“Mendoj se do të jetë shumë e vështirë, sepse fusha e tyre është e tillë. Kam luajtur atje më parë me U-21 dhe ishte një ndeshje për t’u harruar. Ishte shumë e vështirë për t’u fituar. Por ne do të shkojmë në Shqipëri për të dhënë gjithçka”, ka thënë Morata.
Takimi do të zhvillohet me fillim në ora 20:45 në stadiumin shkodran ‘Loro Boriçit’. /Telegrafi/