Alvaro Morata ka pranuar marrëveshjen për tu bashkuar me Manchester Unitedin dhe tani po pret që klubi nga Old Trafford të negocioj me Real Madridin në lidhje me çmimin.
Sipas mediumit Telegraph Sport, Unitedi e ka parë Moratan si zëvendësuesin ideal për Zlatan Ibrahimovicin dhe tani kur marrëveshja personale ka ardhur pritet vetëm nënshkrimi.
Thuhet se Morata ka pranuar kushtet personale të ofruara nga Unitedi, duke zgjedhur klubin e Jose Mourinhos, para Milanit dhe Juventusit.
Unitedi ka parë një ofertë prej 52.3 milionë funteve të refuzohet nga Realit, por shpreson se oferta e re prej 60 milionë funteve do të pranohet.
Morata thuhet se iu ka treguar shokëve se do të luaj nën urdhrat e Mourinhos, teksa marrëveshja erdhi edhe pas garancisë për të luajtur si titullar, pasi spanjolli dëshiron të luaj për Spanjën në Kupën e Botës 2018. /Telegrafi/