Telegrafi

Morata po dëgjon ofertat e klubeve të interesuara për të

Sulmuesi i Real Madridit, Alvaro Morata, është duke dëgjuar ofertat e klubeve të interesuara për të.

AS shkruan se spanjolli dëshiron të largohet nga klubi pasi nuk mori asnjë minut ndaj Barcelonës dhe Bayern Munichut.

Dyshja e Ligës Premier Chelsea dhe Manchester United janë favoritë për 24 vjeçarin.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth transferimeve

Cadena Cope shton se Diego Simeone tashmë ka bërë një ofertë duke shkuar pas ndeshjes në Bernabeu dhe duke i thënë në vesh që të vij në Atletico dhe të luaj për të.

Rikthimi i Moratas te Los Blancos nuk ka dalë ashtu si është pritur pasi edhe ai edhe James nuk kanë pasur minuta të rregullta nën Zinedine Zidanen. /Telegrafi/