Alvaro Morata i ka lënë derën hapur Cristiano Ronaldos, shokut të tij të skuadrës së Juventusit, që të kthehet në Real Madrid.
Sulmuesi është përsëri në skuadrën e Spanjës dhe në konferencë për media, ai u pyet disa herë nëse ai ka një informacion për të ardhmen e portugezit.
“Nuk e di. Unë nuk flas me të për futbollin, vetëm kur përgatitemi për ndeshje. Përndryshe asgjë”, ka thënë Morata gjatë konferencës për shtyp.
“Në jetë, gjithçka mund të ndodhë. Shpresoj që ai të qëndrojë në Juventus dhe që unë të mund të kënaqem [duke luajtur së bashku] me të”.
Pra, duke qenë se Juventusi është 10 pikë prapa liderit Interit në Serie A dhe u eliminua nga Liga e Kampionëve, a është i lumtur Cristiano në Torino?
“Ne mund të ishim më të lumtur. Ka qenë një vit i vështirë”, pranoi Morata.
“Objektivat kanë qenë të vështira ose ne i kemi humbur ato. Cristiano duket mirë, pavarësisht sezonit që po kalojmë. Ne duhet të shohim përpara; sezoni nuk ka mbaruar”, ka shtuar më tej sulmuesi i Zonjës së Vjetër. /Telegrafi/