Zlatan Ibrahimovic, po tenton ta bind Alvaro Moratan për tu larguar nga Atletico Madrid dhe t’i bashkohet Milanit në Serie A.
Sulmuesi spanjoll nuk e ka vendosur ende të ardhmen e tij, pasi ka deklaruar se mund të largohet nga Atletico Madird.
Ndërkohë sulmuesi spanjoll vazhdon të jetë shumë i dëshiruar në Itali, pasi tani AC Milan po tenton rikthimin e tij në Serie A.
Rossonerët janë në kërkim të një sulmuesi për sezonin e ri pas largimit të Olivier Giroud dhe Morata është lojtari ideal për ta zëvendësuar francezin.
La Gazzetta dello Sport ka raportuar se ka qenë vetë menaxheri i Milanit, Zlatan Ibrahimovic që ka folur personalisht me Alvaro Moratan.
Ibra po tenton ta bind Morata të bashkohet me Milanin pasi edhe trajneri Paulo Fonseca ka dhënë dritën e gjelbër për këtë transferim.
Problemi mbetet vetëm te paga e lojtarit i cili kërkon 5 milionë euro në vit, derisa Milan nuk ka shkuar më shumë se 4 plus bonuset. /Telegrafi/