Qendërsulmuesi i kombëtares spanjolle dhe Realit të Madridit, Alvaro Morata, ka deklaruar se ndeshjet në udhëtim ndaj Shqipërisë dhe Italisë do të jenë më të vështirat për iberikët.
“Ndeshjet që do të luajmë jashtë ndaj Shqipërisë dhe Italisë janë më të vështirat që kemi në grup dhe duhen fituar patjetër”, është shprehur Morata në një intervistë për AS.
Ndeshja Shqipëri-Spanjë do të luhet në datën 9 tetor të këtij viti, transmeton TCH.
Shqipëria ndodhet në grupin G të eliminatoreve të Botërorit 2018, së bashku me Spanjën, Italinë, Izraelin, Maqedoninë dhe Lihtenshtajnin.
Pas ndeshjeve të para të grupit, Shqipëria, Italia dhe Spanja kryesojnë me tri pikë, pasi fituan respektivisht ndaj Maqedonisë, Izraelit dhe Lihtenshtejnit.