Telegrafi

Morata: I mundur rikthimi te Reali

Sulmuesi i Juventusit, Alvaro Morata, ka thënë se është i mundshëm një rikthim i tij te Real Madridi.

Reprezentuesi spanjoll iu bashkua Bianconerëve nga Merengezët në vitin 2014, por një klauzolë për ri-blerje nga Reali e ka hapur një mundësi që ai të kthehet në Bernabeu.

“Jam mirënjohës për fjalët e Butraguenos, ku ai ka thënë se jam pjesë e familjes madrilene”.

“Ai është legjendë e futbollit spanjoll dhe kur një legjendë flet aq mirë për ju, ekziston një mundësi e madhe që të kthehem”.

“Jam mirë edhe në Itali, ndihem si në shtëpi te Juventusi”, deklaroi Morata. /Telegrafi/