Telegrafi

Morata mund të shfrytëzohet në rolin e Mandzukicit në formacionin e ri Juves

(Foto: Twitter/JuventusFC)

Alvaro Morata nuk do të largohet nga Juventusi në afatin kalimtar të janarit duke e detyruar Massimiliano Allegrin që t’i bëjë vend në fazën e sulmit.

Spanjolli shpresonte të transferohej te Barcelona gjatë afatit dimëror, mirëpo Bianconerët u vonuan në sigurimin e shërbimeve të Dusan Vlahovic nga Fiorentina.

Për këtë arsye, nuk arriti të materializohej një transferim i ish-sulmuesit të Real Madridit jashtë Torinos.

Dhe, siç raporton La Gazzetta dello Sport, trajneri i Juves duhet të realizojë një plan që mundëson lojën e përbashkët të Moratas me transferimin e ri.

Kjo do të thotë se pozita e spanjollit mund të jetë e ngjashme me atë që u shfrytëzua dikur Mario Mandzukic.

Morata ka karakteristika të përafërta me kroatin, ashtu që mund të luajë si anësor në sistemin 4-2-3-1, me të cilin asokohe Allegri arriti deri në finale të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/