Telegrafi

Morata lojtari më i pafat në botë – VAR-i ia anulon tri gola ndaj Barcelonës

Sulmuesi i Juventusit, Alvaro Morata ka shënuar tri gola në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës, por të tria i janë anuluar nga VAR-i.

Morata ka arritur t’i shënojë tri gola në përballjen e Juventusit ndaj Barcelonës e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Spanjolli ka shënuar dy gola gjatë pjesës së parë dhe një gjatë të dytës, por asnjëra nuk i është pranuar si e rregullt.

Është VAR-i që pas rishikimit të videove ka anuluar golat e Moratas, shkaku i pozitive jashtë loje.

Golat e sulmuesit të Juventusit erdhën në minutat 15’, 30’ dhe 45’.

Me këto anulime, Morata mund të cilësohet si lojtari më i pafat në botë. /Telegrafi/