Telegrafi

Morata ka vetëm dy opsione për të ardhmen e tij

Alvaro Morata ende nuk e ka të qartë të ardhmen e tij, nëse do të mbetet te Atletico Madrid ose do të largohet.

Sulmuesi spanjoll ishte i huazuar te Juventusi në dy vitet e fundit, por gjiganti italian nuk e aktivizoi klauzolën për ta blerë atë përfundimisht.

Juventus nuk e përdori mundësinë e blerjes, shkaku i klauzolës prej 80 milionë eurove që ka sulmuesi spanjoll.

Megjithatë Morata tanimë ka nisur fazën përgatitore me Atletico Madrid dhe mediat spanjolle kanë raportuar se ai tanimë ka vetëm dy opsione për të ardhmen, të qëndrojë në Madrid ose të rikthehet te Juventusi nëse Atletico ul kërkesat për të.

29-vjeçari i është ofruar Bayer Munichut, por gjiganti gjerman e refuzoi atë.

Gjithashtu edhe klubet angleze si Arsenal e Tottenham Hotspur e kërkuan, por në fund zgjodhën opsione të tjera para Moratas.

“Jam shumë i motivuar dhe mezi prs të filloj stërvitjet. Jam i sigurt se do të jetë një vit i mrekullueshëm”, tha Morata në ditën e parë të stërvitjeve me Atleticon, derisa ai ende nuk e ka të qartë të ardhmen e tij. /Telegrafi/