Site icon Telegrafi

Morata fton Iscon që ta ndjek atë te Chelsea

GIJON, SPAIN - APRIL 15: Isco of Real Madrid celebrates with his teammates Alvaro Morata of Real Madrid after scoring his team's third goal during the La Liga match between Real Sporting de Gijon and Real Madrid at Estadio El Molinon on April 15, 2017 in Gijon, Spain. (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)

Alvaro Morata do të merrte Iscon tek skuadra e tij, Chelsea, nëse do të kishte mundësinë të joshte një tjetër talent të lartë nga Real Madridi.

Sulmuesi spanjoll u largua nga Santiago Bernabeu gjatë verës në një transferim prej 70 milionë funteve apo rreth 80 milionë eurove në Stamford Bridge.

Morata ka bërë përshtypje të mirë në Angli, duke shënuar tetë herë për kampionët e Ligës Premier në 15 paraqitje deri më tani.

Lexo po ashtu “Morata është më i mirë se Lukaku”  

Ai gjithashtu ka një gol ndërkombëtar në emrin e tij këtë sezon dhe do të donte të shihte një njeri [Iscon] që ka impresionuar së bashku me të dhe që po ndriçon për Realin të bashkohet me të në perëndim të Londrës.

Morata dhe Isco janë shokë të mirë që një kohë të gjatë

“Do ta merrja Iscon te Chelsea tani kur të kthehem [nga kampi spanjoll]”, ka thënë fillimisht Morata për Cadena Ser.

“Por, unë mendoj se tani ai ka një nga rolet më të rëndësishme në Madrid. Në ekipin kombëtar ai është gjithashtu i rëndësishëm”.

Lexo po ashtu Viti 2017, viti i Iscos

“Mendoj se ai është i pandalshëm kur ai ndjehet i rëndësishëm. E gjithë bota e ka parë atë që kur mori frenat në Madrid”.

“Ai është lojtari më i rëndësishëm në Real Madrid dhe në ekipin kombëtar. Ai ndryshon ndeshjet, ai bën dallimin. Ai vallëzon me topin. Për më tepër, ai është miku im”, përfundoi sulmuesi spanjoll. /Telegrafi/

Exit mobile version