Alvaro Morata shënoi golin e vetëm të Spanjës mbrëmjen e së enjtes kundër Portugalisë, por pas ndeshjes e gjithë çfarë u fol ishte për të ardhmen e tij në klub.
Sulmuesi spanjoll tha se “nuk varet nga unë”, kur u pyet në lidhje me të ardhmen, pasi ka qenë cak i shumë thashethemeve së fundmi.
Morata është i huazuar nga Atletico Madrid te Juventusi dhe pas dy vitesh do të kthehet në Spanjë këtë verë.
“Nuk mund të bëj asgjë për këtë. Gruaja dhe fëmijët e mi do të më ndjekin kudo që të duhet të shkoj. Unë kam preferenca dhe opsione, por dua të shkoj aty ku klubi është i interesuar të luajë me mua”, ka thënë Morata.
Juventusi e përdori atë në 48 ndeshje konkurruese këtë sezon, dhe sulmuesi shënoi 12 gola dhe dhuroi 9 asistime në ato ndeshje.
Klubi italian ka një opsion për ta kthyer huazimin në një lëvizje të përhershme, por siç qëndrojnë gjërat ata nuk duken të interesuar për ta bërë këtë.
Kjo shpjegon pasigurinë e Moratas, i cili pritet ta ketë një verë të nxehtë sa i përket të ardhmes. /Telegrafi/