Alvaro Morata e quan Juventusin si një nga klubet më të mira në Evropë, pasi ai zyrtarisht u kthye në Real Madrid.
Sulmuesi spanjoll pati një klauzolë riblerje në marrëveshje e cila mori atë në Torino dhe Los Merengues aktivizuan këtë opsion gjatë kësaj vere.
Sot, reprezentuesi spanjoll është prezantuar zyrtarisht në media si një lojtar i kthyer në Madrid dhe ai ofroi fjalë lavdërimi për bardhezinjtë.
“Kjo është një ditë shumë e lumtur për mua. I falënderoj të gjithë që kishin besim në mua. Kjo ishte një periudhë e gjatë e pritjes, e cila zgjati dy vjet, por ishte e nevojshme për të pjekur”, u tha Morata gazetarëve, transmeton Telegrafi.
“Tani unë jam kthyer në shtëpi dhe shpresoj për të qëndruar për aq kohë sa të jetë e mundur. Jam rritur në sajë të një prej klubeve më të mira në Evropë, Juventusi”.
“Real Madrid mund të më ketë shitur lehtë në këtë verë, por në vend të kësaj ata vendosën të vënë besimin në cilësi të mia. Unë do të jap 100 për qind për këtë fanellë”, përfundoi sulmuesi spanjoll. /Telegrafi/