Telegrafi

Morata: Dua të qëndroj, por e ardhmja nuk varet nga unë

(Foto: Instagram/alvaromorata)

Alvaro Morata e ka bërë të ditur dëshirën e tij për të qëndruar te Juventusi, por ka thënë se e ardhmja nuk varet nga ai.

29-vjeçari është lojtar i rregullt në formacionin e Massimiliano Allegrit duke qenë produktiv për skuadrën, edhe pse nuk ka shënuar shumë gola këtë edicion.

Në një intervistë për gazetën spanjolle, AS, sulmuesi ka diskutuar në lidhje me të ardhmen dhe lumturinë që po e përjeton te Zonja e Vjetër.

(Foto: Instagram/alvaromorata)

“Dua të qëndroj, por e ardhmja nuk varet nga unë. Në vitin e ardhshëm, nëse nuk është e mundur të vazhdoj këtu, do të vazhdoj të jem tifozi kryesor i Bianconerëve”, ka thënë spanjolli.

Lexo po ashtu Nuk shënon shumë gola, por Alvaro Morata është lojtar kyç në skuadrën e Max Allegrit

Morata iu bashkua Juventusit në formë huazimi dyvjeçar nga Atletico Madridi që i kushtoi klubit italian rreth 20 milionë euro. Bardheiznjtë mund ta bëjnë afatgjatë qëndrimin e tij nëse paguajnë edhe 35 milionë euro. /Telegrafi/