Lojtarët e Juventusit, po duket se janë të pëlqyer nga klubet angleze, pasi që tashmë në radarin e tyre janë Alvaro Morata dhe Adrien Rabiot.
Sulmuesi spanjoll Morata pëlqehet nga Tottenham Hotspur dhe shihet si zëvendësues ideal nëse Harry Kane largohet.
Morata është nën kontratë me Atletico Madridin, ndërsa “Zonja e Vjetër” mund ta mbyll blerjen për 35 milionë eurove.
Në anën tjetër Newcastle United është i interesuar që ta përforcojë skuadrën në afatin e janarit dhe në radarin e tyre tashmë është Adrien Rabiot,
Juventusi po e konsideron shitjen e Rabiotit, në mënyrë që të siguronte fonde për të transferuar Aurelien Tchouamenin e Monacos ose Donny van de Beekun e Manchester Unitedit.
‘Zonja e Vjetër’ mund të shes edhe lojtarë si Aaron Ramsey dhe Weston McKenie. /Telegrafi/