Site icon Telegrafi

Morata dhe Dybala kryejnë vizitat mjekësore, pritet t’i mungojnë gjatë Juventusit

Sapo kanë rikthyer formën e mirë, vijnë problemet tjera për Juventusin.

Dy sulmuesit e tyre më të mirë, Paulo Dybala dhe Alvaro Morata janë lënduar ndaj Sampdorias dhe do të mbetën më gjatë jashtë fushave.

Të dy futbollistët kanë kryer sot vizitat mjekësore në J-Medical, ku edhe është saktësuar se kur do të rikthehen në fushë.

Sky Sport ka raportuar se lëndimi i Moratas duket më i rëndë, me spanjollin që pritet të mbetet jashtë fushave deri në fillim të muajit nëntor.

Ndërkohë lajme më të mira janë për Dybalan, i cili pritet të rikthehet pak më herët se Morata.

Ylli argjentinas mund të zbres në fushë në duelin e 17 tetorit ndaj Romës, ose më së largu tri ditë më vonë ndaj Zenit St Petersburgut në Ligën e Kampionëve.

Juventusi do të luaj këtë mesjavë me Chelsean në Ligën e Kampionëve pa dy lojtarët, derisa mungesa e tyre do të vërehet edhe në fundjavë ku Zonja e Vjetër do ta luaj derbin ndaj Torinos. /Telegrafi/

Exit mobile version