Telegrafi

“Mora lajmin që kisha humbur gjyshin” – Blerando reagon pas daljes nga Big Brother Vip Kosova

Blerando, banori i BBVK, i cili shkoi deri nëe finale, reagoi për herë të parë, që nga përfundimi i aventurës së tij në këtë ‘reality shoë’.

Ai qëndroi brenda në shtëpinë e famshme për plot 105 ditë, dhe për këtë ai falënderoi të gjithë ata që e mbështetën të arrinte deri aty.

“Ju falënderoj nga zemra për suportin e dashurinë që ma keni dhënë gjatë gjithë rrugëtimit në Big Brother. Pa votën tuaj nuk do të arrija këtu.” – shprehet Blerando në postimin e tij në Instagram.

Foto: Blerando/Instagram

Përveç kësaj Blerando ndau edhe një lajm të trishtë. Ai pas përfundimit të spektaklit kishte marrë lajmin që gjyshi i kishte vdekur, derisa ai ishte akoma brenda në shtëpi.

“Sot në mëngjes mora lajmin që gjatë qëndrimit tim në Big bRother, kisha humbur gjyshin tim të dashur. Shpresoj te më kuptoni që më duhet pak kohë për familjen time.”

“Së shpejti rikthehet Blerando i juaj me pozitivitet dhe me surpriza të reja. Ju dua pa fund nga zemra.” – përfundoi shkrimin e tij Blerando. /Telegrafi/