Kënga e famshme “Mora fjalë” e kënduar vite më parë nga Shkurte Fejza, tani ka një version tjetër.
Artistët Pim Isufi dhe Endrit Rexhepi kanë sjellë së fundmi këngën e famshme me motive patriotike, në një version ndryshe.
Ky ripërpunim është bërë në studion “Duo Bass Records”, studio kjo nga e cila pritet të publikohen edhe shumë projekte tjera nga këngëtarët e estradës.
Viteve të fundit është bërë në trend ripërpunimi i këngëve të vjetra, dhe edhe ky ripërpunim i “Mora fjalë” duket të jetë mjaft interesant. /Telegrafi/