E dashura e reperit Mozzik, Loredana Zefi, feston sot (e shtunë) ditëlindjen.
Me këtë rast ajo ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.
Por, urimin më të përzemërt, Loredana e ka pranuar nga dashuria e jetës së saj, Mozzik, i cili i ka dedikuar asaj një shkrim dashurie në rrjetin social Instagram.
“Urime gruaja ime ditëlindjen, qofsh e lumtur dhe e gëzuar deri në frymën e fundit bashkë me mua”, ka shkruar Mozzik në Instagram.
I njëjti, ka publikuar një fotografi të ëmbël të çiftit, ku shfaqen mjaft të dashuruar me njëri-tjetrin.
Dyshja ka tash e ca kohë që po jetojnë së bashku në Zvicër.
Ndërkohë, në media ka qarkulluar vazhdimisht lajmi se ata presin që së shpejti të bëhen prindër për herë të parë, ndonëse vet ata ende nuk janë deklaruar për një temë të tillë. /Telegrafi/