Telegrafi

Monza “për titull”: Berlusconi e Galliani nuk e njohin të pamundurën

Monza e Silvio Berlusconit dhe Adriano Gallianit duket se nuk ka të ndalur në këtë afat kalimtar veror.

Klubi ia doli të inkuadrohej në Serie A për herë të parë në historin e tyre mbi 100 vjeçare.

Monza deri më tani ka realizuar shtatë transferime si, Cragno, Marlon, Ranocchia, Carboni, Birindelli, Sensio dhe Pessina.

Lexo po ashtu 'Çmenduria' e Berlusconit dhe Gallianit: Dybala e Icardi mund ta drejtojnë sulmin e Monzas

Por, këto prurje nuk priten të jenë të fundit, pasi Galliani e Berlusconi synojnë edhe disa të tjera, sidomos në sulm.

Luis Suarez, Paulo Dybala, Edinson Cavani dhe Mauro Icardi po shihen si shënjestrat e tyre të radhës, por vetëm njeri mund t’i bashkohet klubit.

Më poshtë mund të shikoni formacionin e mundshëm të Monzas për edicionin 2022/23 me transferimet që tashmë i kanë kompletuar. /Telegrafi/