Telegrafi

Montolivo: Rasti ynë i fundit për të shpëtuar

Riccardo Montolivo ka thënë se finalja e Kupës se Italisë është rasti i fundit për Milanin që ta shpëtojë sezonin. 

Rossonerët e kanë mbyllur kampionatin në vendin e shtatë në Serie A, ndërsa të shtunën do të luajnë kundër Juventusit.

“Ky është rasti i fundit që të tregojmë se vlejmë diçka dhe të tregtojmë kualitetin tonë”.

“Juve e fillon ndeshjen si favorit, por ne mund t’i bëjmë keq kësaj skuadre dhe e kemi treguar edhe në ndeshjet në kampionat. Ne duhet të fitojmë”, ka thënë Montolivo.

Milan dhe Juventus do të takohen nesër në ora 20:45 në Stadiumin Olimpik të Romës. /Telegrafi/