Site icon Telegrafi

Montella u largua nga Milani, por mund të bëhet përzgjedhës i Italisë

Vincenzo Montella është larguar nga posti i trajnerit të Milanit ditë më parë, ndërsa sot mediat italiane e shohin si trajner të kombëtares italiane.

Marcelo Lippi në një intervistë të dhënë para një kohë kishte thënë se Montella ishte kontaktuar edhe më herët nga Federata Italiane e Futbollit, por atëherë ish-presidenti Tavecchio vendosi t’i besojë Gian Piero Venturas.

Ancelloti duket se e ka refuzuar stolin e të kaltërve dhe është në pritje të ofertave nga klube të mëdha evropiane.

Montella është emri më i mundshëm për të marrë drejtimin e Italisë. Federata italiane do të kërkojë t’ia besojë skuadrën përfaqësuese, një trajneri me eksperiencë të madhe, për të mos rrezikuar më.

Lexo po ashtu Montella: Të gjithë jemi fajtorë, i rritëm shumë pritshmëritë

Nga ana tjetër, Montella ka eksperiencën e duhur për të drejtuar kombëtaren dhe pas shkarkimit nga Milani, stoli i ‘Axurrëve’ do të ishte i duhuri për të synuar ringritjen e karrierës së tij si trajner.

Aktualisht do të jetë e vështirë që një klub i madh t’i besojë atij stolin e trajnerit.

Të gjitha këto arsye bëjnë që mediet italiane ta shohin Vincenzo Montella, personi adekuat për ta drejtuar kombëtaren italiane.

Trajneri i ri do të zgjidhet para muajit mars. /Telegrafi/

Exit mobile version