Vincenzo Montella mendon se barazimi ishte epilogu real i takimit ndaj Torinos.
Torino ishte në avantazh prej 2-0 në pjesën e parë dhe kjo mund të shkonte në tre, por ishte Gianluigi Donnarumma që priti penalltinë e Adem Ljajiç, teksa më vonë Milani shënoi me Andrea Bertolacci dhe Carlos Bacca për të marrë nj pikë të vlefshme në udhëtim.
“Torino kishte më shumë temperament në fillim dhe meritoi të marrë drejtimin e ndeshjes, edhe pse dy golat që përfunduam ishin me devijime”, ka thënë Montella për Sky Sport Italia dhe Mediaset Premium.
“Ne ngritëm temperamentin tonë dhe ritmin e topit në pjesën e dytë, e merituam barazimin dhe në fund ndeshja ishte e hapur për të dyja skuadrat për të marrë fitoren”, përcjell Telegrafi.
“Dua që Milani të përmirësoj qasjen dhe të mbyll ndeshjen në gjysmën e parë, dhe jo në të dytën”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/