Telegrafi

Montella: Tash nis sezoni i ri, kundërshtarët do të luajnë ndryshe ndaj Milanit

Vincenzo Montella i ka paralajmëruar lojtarët e tij se “tash ka nisur sezoni i ri për Milanin” dhe pret gjëra të mëdha nga ekipi që drejton.

Rossonerët e mposhtën Juventusin me rezultat 1-0 dhe kjo ishte fitorja e parë kundër kampionit që nga viti 2012.

“Nuk mund ta mposhtësh Juven pa vuajtur. Më pëlqeu shumë kuraja dhe vetëbesimi që tregoi skuadra ime në momente të caktuara, por jo gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa duhet t’i rregullojmë këto”.

Lexo po ashtu Me buxhet 55 milionë euro, Milani po e 'trondit' Serien A

“U thash lojtarëve të mi se sezoni i ri fillon tash, sepse pas këtij kundërshtari, të gjithë të tjerët do të kenë pritje të ndryshme nga ne”.

“Ata do të luajnë ndryshe ndaj nesh dhe presioni mbi ne do të jetë tjetër fare”, ka deklaruar trajneri, i cili është shprehur tejet i kënaqur me triumfin. /Telegrafi/