Mesfushori i Fiorentinës, Matias Fernandez, pritet të ribashkohet me ish-trajnerin Vincenzo Montella te Milani.
Pas konfirmimit të djeshëm të Montellas si trajner i ri i Milanit, janë transformuar edhe planet e transferimeve të klubit ‘Rossoner’.
Milani tani, sipas raportimeve në mediat italiane, është duke kërkuar 30-vjeçarin kilian Mati Fernandez.
Futbollisti ka kontratë me Violan deri në qershor të 2018.