Telegrafi

Montella: Superkupa e fituar, momenti më i mirë i imi si trajner

Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella pranon se fitorja e Supercoppas ishte momenti më i mirë i tij si trajner.

Rossonerët triumfuan ndaj Juventusit në Doha të Katarit të premten e kaluar, me Mario Pasalic i cili shënoi penaltinë vendimtare, pasi koha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan 1-1.

“Kam pasur një Krishtlindje të bukur me familjen time. Por, ishte ashtu e këndshme në sajë të fitimit të kupës”, ka thënë 42-vjeçari për Sky Sport Italia.

Lexo po ashtu Pasalic: Goditja më e rëndësishme e karrierës

“Fitimi i një trofeu është diçka e paharrueshme, dhe unë mendoj se është momenti im më i mirë si trajner”, përcjell Telegrafi.

“Unë dhe ekipi jemi të kënaqur që i kemi dhënë Milanit një tjetër trofe”, përfundoi Montella. /Telegrafi/