Telegrafi

Montella: Rikthimi i rezultatit ishte diçka e jashtëzakonshme

Vincenzo Montella ka deklaruar pas ndeshjes se barazimi i minutës së 97 i Milanit justifikohet pasi sipas tij Inter humbi kohë në 25 minutat e fundit.

Rossonerët ishin në disavantazh 2-0 në pjesën e parë në Derby della Madonnina ndaj Interit, por luftuan deri në fund dhe fituan një pikë dramatike falë barazimit nga Cristian Zapata në minutën e 97.

Sipas trajnerit të Milanit, Montella, barazimi ishte real pasi gjyqtari e vazhdoi ndeshjen aq sa duhej dhe futbollistët e tij reaguan në mënyrën më të mirë.

“Mendova se protestat ishin në lidhje me nëse ishte apo jo gol”, ka thënë fillimisht Montella për Premium Sport pas ndeshjes.

“Inter humbi kohë në 25 minutat e fundit, arbitri vëri re dhe dha kohë të mjaftueshme për ndalesat”, përcjell Telegrafi.

“Zyrtari i katërt na tha se në vend të pesë minutave nga koha shtesë do të jenë gjashtë. Kishte shumë kohë të humbur [Daniele] Orstato bëri me të vërtetë mirë”.

“Të kthehesh në lojë nga dy gola disavantazh në derbi ishte diçka e jashtëzakonshme”.

“Në ndeshjen e parë unë pashë atë gëzim, këtë herë unë festova më shumë se zakonisht qe bëj, tani e kuptoj gëzimin lojtarëve të ndjerë të Interit në ndeshjen e parë”.

“Ky barazim është diçka me vlerë shtesë, për shkak se ka më pak ndeshje të mbetura”, përfundoi trajneri italian i Milanit. /Telegrafi/