Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella nuk është i shqetësuar nga mundësia e humbur në objektivat e transferimeve në këtë afat kalimtar.
Është raportuar se përpjekjet e Silvio Berluskonit për të shitur kuqezinjtë tek një konsorciumi kinez përballen me vonesa të mëtejshme, duke penguar përpjekjet e strategut italian për të sjellë përforcime në skuadrën e tij.
Megjithatë, duke folur në prag të humbjes 2:0 në miqësoren para-sezonale të ekipit të tij ndaj Liverpoolit, trajneri i Milanit tha se ai do të humb kohë duke u ndalur në çështje të cilat janë jashtë kontrollit të tij.
“Ne kemi ide të qarta, unë jam në kontakt të drejtpërdrejtë me klubin. Ne e dimë ku ne kemi nevojë për tu forcuar”, iu ka thënë Montella gazetarëve.
“Unë nuk jam i shqetësuar, punoj me lojtarët që kam në dispozicion. Nuk mund të humbim kohë me situata hipotetike”, ka përfunduar trajneri italian. /Telegrafi/