Telegrafi

Montella nuk përjashton stolin e Italisë

during the Serie A match between AC Milan and Torino FC at Stadio Giuseppe Meazza on November 26, 2017 in Milan, Italy.

Vincenzo Montella ka refuzuar të heqë dorë nga puna e Italisë pas largimit të Milanit, por thotë se do të marrë një pushim të shkurt nga futbolli përpara lëvizjes së tij të ardhshme.

Montella u paraqit shpejt si kandidat për t’u bërë trajner i ardhshëm i kombëtares së Italisë, pas shkarkimit të tij nga Milani.

Por, trajneri italian, për dallim nga të tjerët e sheh si pozitive punën në stolin e kombëtares Azurre.

Lexo po ashtu Analizë - Shpresa e ringjalljes, vdiq e fundit për Milanin

Kjo pasi, Montella nuk i ka dhënë një ‘jo’ përfundimtare Italisë – por më parë do dëshironte të rimbushte bateritë e tij.

Montella dështoi ta kthejë Milanin në krye (Getty Images)

Në një intervistë të fundit, trajneri italian ka theksuar se fillimisht do dëshironte të pushonte përpara se ta marr vendimin.

“A do të më pëlqente për të trajnuar ekipin kombëtar? Më lejoni të kem ca kohë për veten time”, ka thënë fillimisht Montella për Premium Sport.

Lexo po ashtu Milani e shkarkon Montellan, Gattuso trajner i ri

“Unë nuk kam pasur kohë të lirë për vite me radhë. Tani kam shumë kohë”, përfundoi trajneri italian.

Ndryshe, Milani pas shkarkimit të Montellas në vend të tij e ka sjell legjendën e klubit, Gennaro Gattuso. /Telegrafi/