Telegrafi

Montella: Milani meritoi më shumë se barazim

Vincenzo Montella beson se Milani i tij meritonte më shumë sesa një pikë nga ndeshjet e fundit kundër Romës dhe Atalantan.

Rossonerët u mundën 1-0 në Olimpico të hënën në mbrëmje dhe u mbajtën për një barazim pa gola sonte ndaj Atalantas, teksa sipas Montellas, klubi i tij meritoi më shumë në këto dy ndeshje.

“Ekipi tregoi forcë mbresëlënëse mendore, pasi ne vendosëm Atalantan në gjysmën e tyre. Kemi merituar më shumë në dy ndeshjet e fundit”, ka thënë Montella për Sky Sport Italia.

“I komplimentoj djemtë dhe kjo është një turp, sepse fitorja do të kishte qenë krem ​​mbi tortë sot. Unë jam ende i kënaqur me pozitën tonë në tabelë dhe çfarë djemtë janë duke bërë”, përcjell Telegrafi.

“Ekipi është duke u përmirësuar, kjo ishte një provë e pjekurisë sonë dhe kemi kaluar. Ne ndjemë që një gol mund të arrijë në çdo moment, por ai nuk erdhi. Të paktën ne nuk humbëm, pasi që mund të ndodhë në ndeshje si kjo”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/