Vincenzo Montella beson se humbja ndaj Lazios ka ndikuar mirë te skuadra, pasi Milani fitoi bindshëm 5-1 ndaj Austria Viennas në udhëtim.
Rossonerët kanë fituar të gjitha pesë ndeshjet e tyre në Ligën e Evropës këtë sezon, duke përfshirë raundet paraprake, por kjo ishte ndeshja e tyre e parë që nga humbja e Serie A në Olimpico ndaj Lazios.
“Humbja e së dielës në Lazio po peshonte mbi ne, por sot më pëlqeu fryma dhe interpretimi i lojës”, ka thënë fillimisht Montella për Sky Sport Italia.
“Skuadra luajti me ritëm, mori rezultatin e dëshiruar qysh në pjesën e parë, pastaj pamë gatishmërinë për të qëndruar solid”.
“Kishte një rënie të lehtë në nivelet e përqendrimit pas rinisjes, kështu që ne duhet të punojmë në këtë, por jemi të kënaqur me këtë fitore”, përfundoi Montella.
Trajneri italian gjithashtu lavdëroi edhe paraqitjet e futbollistëve, si Andre Silva, Hakan Calhanoglu. /Telegrafi/