Telegrafi

Montella: Luajtëm të barabartë me Juven, diferenca u bë nga Higuain

MILAN, ITALY - OCTOBER 28: AC Milan coach Vincenzo Montella shouts to his players during the Serie A match between AC Milan and Juventus at Stadio Giuseppe Meazza on October 28, 2017 in Milan, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Vincenzo Montella këmbëngul se Milani ka luajtur në njëjtin nivel me Juventusin, por jo të gjithë kanë një sulmues si Gonzalo Higuain.

Higuain i njohur ndryshe si El Pipita shënoi dy gola në San Siro për fitoren 2-0 të Bianconerëve ndaj Rossonerëve.

Megjithatë, sipas trajnerit Montella, skuadra e tij luajti në nivel të barabartë me kampionit italian, por diferenca u bë nga sulmuesi argjentinas, Higuain.

“Ishte një ndeshje shumë e balancuar, një që ne luajtëm në mënyrë të barabartë me Juventusin, por diferenca u bë nga Higuain me dy gola të mëdha”, tha fillimisht Montella për Mediaset Premium.

“Sa më përket mua, skuadra bëri një paraqitje të mirë, ishim pak të lodhur. Ne ishim të balancuar dhe kishin dy herë më shumë goditje në krahasim me Juven. Mund ta zhbllokonim ndeshjen më herët, por sulmuesit e tyre bënë më mirë”.

Higuain ishte i pakapshëm për mbrojtjen e Milanit

“Ne jemi një skuadër e ristrukturuar dhe në ndeshjet kundër klubeve të mëdha, përveç 15 minutash me Lazion, gjithmonë luajtëm në kushte të barabarta. Kjo është ngushëllim i dobët, por duhet të jemi më klinik përpara golit”.

“Për të dy golat sot, mbrojtja ishte në pozicion, por Higuain shënoi dy gola fenomenal. Ne gjithashtu duhet të njohim talentin e kundërshtarit”.

“Kemi kaluar disa herë pranë golit, por ka pak Higuain në qarkullim dhe jo të gjithë kanë dikë si ai në skuadër”.

“Mbaj mend se ishte një paraqitje e mirë nga ekipi im. Në këtë lloj të instalimit, gjithashtu duhet të jeni mësuar me ndeshje në këtë nivel”.

“Tani duhet të reagojmë menjëherë dhe të përqendrohemi në fitoren në Athinë të enjten për Ligën e Evropës”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/