Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella, ka folur pas barazimit 2-2 ndaj Interit.
Tekniku italian ka thënë se është i lumtur me paraqitjen e lojtarëve të tij, por jo dhe me rezultatin. Po ashtu ka folur edhe për gëzimin e madh të lojtarëve të Interit në momentin e golit të dytë dhe këtë e marrë si diçka për t’u krenuar.
“Presidenti Silvio Berlusconi ishte pak i mërzitur për rezultatin final, ashtu si ne, por në fund komplementoi lojtarët për paraqitjen”, ka thënë Montella për Mediaset Premium.
“Më vjen keq, por mund të shkojmë në shtëpi dhe të flemë të buzëqeshur sepse kemi bërë një paraqitje të madhe”.
“Interi shënoi gol nga ndërprerja në minutën e 95-të. Pothuajse ishte një përfundim perfekt për ne, tentoj të shikoj gotën gjysmë të mbushur”.
“Pjesën e dytë e filluam mirë, ishim superior, por Interi barazoi me dy raste me shumë fat. Ndoshta ata nuk merituan humbjen, por në rast se ne do të fitonim askush nuk do të thoshte se nuk e merituar”.
“Të shikosh kundërshtarin teksa feston golin në minutën e 95-të sikur të ishte i fitores, duke menduar se ata ndërtuan këtë skuadër për të fituar Scudetto, është diçka për t’u bërë krenar”, ka shtuar Montello. /Telegrafi/