Pushimet e klubeve mund të jenë koha ideale për Milanin që ta largojë nga puna Vincenzo Montellan, nëse nuk arrin fitore në dy ndeshjet e radhës.
Rossonerët janë 12 pikë pas skuadrave që gjenden në pozitat e Ligës së Kampionëve dhe humbja e fundit kundër Juventusit ka ndikuar shumë.
Nëse nuk arrihet Liga e Kampionëve, klubi pritet të ketë probleme financiare.
Tuttosport beson se trajneri ka presion të madhe dhe dy ndeshjet e kësaj jave duhet të fitohen me do e mos.
Kuqezinjtë luajnë sonte me AEK-un në Ligën e Evropës dhe Sassuolon të dielën në Serie A.
Humbja me grekët do ta linte Montellan pa punë menjëherë, por do të pritet pushimi për ndeshjet e kombëtareve.
Gennaro Gattuso shihet si trajner afat shkurtër deri të gjendet ndonjë trajner të ri. /Telegrafi/