Vincenzo Montella e ka cilësuar fitoren ndaj Pescarës më të vlefshme se atë ndaj Juventusit para dy javëve.
Trajneri italian është ndarë i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij në ndeshjen ndaj Pescarës, duke i cilësuar tri pikë të vlefshme nga një kundërshtar që luan futboll të bukur.
“Këto tri pikë janë të vlefshme sesa ato tre pikë që kemi marrë kundër Juventusit. Mua më pëlqen puna”, ka thënë Montella për Mediaset Premier, përcjell Telegrafi.
“Pescara luajnë futboll shumë të mirë dhe meritojnë komplimentet tona”, përfundoi trajneri italian.
Montella gjithashtu e ka lavdëruar edhe mesfushorin Giacomo Bonaventura, i cili shënoi golin e fitores nga goditja e dënimit. /Telegrafi/
GOOOOAAAALLLLLLLL!!! #Ronaldinho like free kick. #Bonaventura!!!!#MilanPescara pic.twitter.com/PBKqwsEhNK
— Kush (@footballkush) October 30, 2016